Home KRYESORE Turqia “provokon” SHBA-në!

Turqia “provokon” SHBA-në!

Qeveria turke planifikon të ndryshojë emrin e rrugës në të cilën ndodhet Ambasada amerikane në Ankara. Por ironia qëndron pikërisht te emri. Rruga “Nevzat Tandoğan” do të quhet rruga “Dega e ullirit”, një mënyrë kjo për të treguar zemërimin ndaj partnerit në NATO.

Lajmin e ka bërë të ditur në “Tuiter” kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna. Ai thotë se propozimi për ndryshimin e emrit është firmosur dhe i ka kaluar komisionit përkatës.

Ndryshimi i emrit do të hidhet për votim në Këshillin Bashkiak të mërkurën. Operacioni “Dega e ullirit” nisi në zonën e Afrinit në Siri, më 20 janar.

Operacioni ushtarak turk ka për qëllim goditjen e Njësive për Mbrojtjen e Popullit Kurd, YPG. Ankaraja pretendon se YPG-ja mbështetet nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Turqia e konsideron organizatë terroriste.

Ndryshimi i emrit të rrugës, duket si një taktikë për t’i dalë kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Rasti të kujton vendimin e qeverisë iraniane në vitin 1981, për të ndryshuar emrin e rrugës “Winston Churchill” në rruga “Bobby Sans”, pas grevës së urisë së ushtrisë republikane irlandeze.

360grade.al

Share: