Home KRYESORE Vetingu në polici/ LSI: Qeveria të pranojë amendamentet e opozitës, nuk pranojmë...

Vetingu në polici/ LSI: Qeveria të pranojë amendamentet e opozitës, nuk pranojmë proces fiktiv

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat mesditën e sotme bëri të ditur se gerupi parlamentar i kësaj partie ka rënë dakord parimisht për draftin e vetingut në polici, propozuar nga ministri Xhafaj, por kërkon të bëhen disa ndryshime. Sipas tij pastërtia e figurës së policisë duhet bërë në themel dhe jo në mënyrë rafraktare nga qeveria, që kanabizoi vendin në kohën e Tahirit.

Më poshtë deklarata për mediat e Vasilit

Nisma legjislative që ka të bëjë me procesin e vetingut të policëve nuk ka pasur asnjë paragjykim dhe nga LSI, madje kemi kërkuar të hyjë me proceduërë të përshpejtuar. Bazuar në gjendje e rëndë ku ndodhet policia dhe situatës kritike me kanabisin, kishim qasje pozitive për këtë ligj.

Kemi kërkuar përmirësim të ligjit që të jete proces i vertete dhe jo i rendomte vulgar. Problemet kanë lindur nga arsyeja e thejshte pasi bordi është i përbërë nga njerëz të emeruar nga qeveria. Reflektimi nga mazhoranca ka qenë 0. Ne kemi rezerva të forta. Grupi parlamentar do të paraqese disa amendamente për të rritur besimin tek procesi.

Ky është shans i madh për mazhorancën nëse do vertet ta çlirojë policinë dhe të çojë përpara për të larguar ata që inkriminuan policinë. Ndaj nëse do kete reflektim nga mazhoranca ne jemi dakord, në të kundër nuk votojmë një proces fiktiv dhe artificial.

Share: