Ish-të përndjekurit politikë kanë dërguar sot tek Krimet e Rënda një letër për vrasjen e 23 intelektualëve më 27 shkurt të vitit 1951.
Ngjarja në fjalë ndodhi pasi ata u akuzuan nga regjimi i asaj kohe për vendosjen e bombës tek Ambasada Sovjetike, ndërsa në shenjë hakmarrje 23 intelektualët u pushkatuan pa gjyq.
Në letrën e tyre ish-të përndjekurit kërkojnë që të rihapjet çështja dhe të identifikohen përgjegjësit e këtij krimi të shumëfishtë.