Home KRYESORE “20 shkurti”/ Topalli-Bashës: Ajo që bëre është kriminale!

“20 shkurti”/ Topalli-Bashës: Ajo që bëre është kriminale!

Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD ka reaguar fort pas vendimit të PD për të shfuqizuar 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

Jozefina Topalli shkruan:

“Të besh projektligj, qe te shfuqizosh datën 20 shkurt që është data e përmbysjes së shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që është thelbi, simboli dhe baza e ngritjes së forcës së parë opozitare që mori emrin partia demokratike do të thotë të vendosësh minat në themelin e origjinës së kësaj force politike që ka bërë histori në këto 27 vite. Është njëlloj sikur të ngrihej dikush në Gjermani dhe të fshinte datën e rrëzimit të Murit të Berlinit. Data 20 shkurt për ne është data e rrëzimit të murit të Berlinit shqiptar në Tiranë. Ta fshish këtë me ligj, me iniciativë nga Lulzim Basha dhe familja e tij është momenti i vetëm i sinqeritetit të njeriut që mashtron mbi çdo gjë. “

Share: