Home KRYESORE Akuzuar për grabitjen e pronës në bregdet, deputeti Alket Hyseni braktis Komisionin…

Akuzuar për grabitjen e pronës në bregdet, deputeti Alket Hyseni braktis Komisionin…

Deputeti socialist Alket Hyseni i është shmangur përballjes me PD sot në Komisionin e Ligjeve, pasi u denoncua se ka përfituar përmes dokumenteve false 11 mijë metra katror në bregdet.

Partia Demokratike kishte kërkuar që të nisin hetimet. Nga ana tjeter në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama i terhoqi vemendjen deputetit të tij, duke i kërkuar të dilte publikisht dhe të sqaronte situatën ku është përfshirë.

Hyseni jo vetëm nuk e ka sqaruar publikisht situatën, por nuk u paraqit fare në mbledhjen e komisionit të ligjeve.

Për këtë ka reaguar Partia Demokratike e cila thotë se deputeti i PS po i shmanget përballjes me të verteten:

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i kapur në flagrancë me aferën e grabitjes së 11 mijë metrave tokë në bregdetin e Dhërmiut, është shmangur sot nga përballja me akuzat duke braktisur Komisionin e Ligjeve.

Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës, ishte përcaktuar si relator në Komisionin e ligjeve për ligjin e Prokurorisë së Përgjithëshme, bazuar në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD. Deputetët e këtij Komisioni, janë njohur në fillim të diskutimit të këtij drafti se relator nuk do të ishte më Alket Hyseni, por deputeti tjetër socialist Bledi Çuçi

Vetë deputeti i Ramës, akuzuar për aferën e grabitjes së pronave në Dhermi, ka dhënë tjetër një provë të mospërballjes me të vërtetën dhe ka braktisur mbledhjen sapo ka nisur diskutimi ku ai ishte përcaktuar si relator, pra për ligjin e Prokurorisë së Përgjithëshme.

Kjo fakton në njërën anë akuzat e ngritura nga familja Bua në Dhërmi, por sidomos frikën e Alket Hysenit për t‘u përballur me akuzat e grabitjes së pronës./opinion.al

Share: