Home KRYESORE Arrestimi i zyrtarëve në Lezhë, protestuesit nuk largohen nga Komisariati

Arrestimi i zyrtarëve në Lezhë, protestuesit nuk largohen nga Komisariati

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në dyert e policisë së Lezhës të indinjuar pas arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarëve të tjerë të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.

Ata kanë bllokuar rrugën kërkojnë lirimin e personave të arrestuar duke akuzuar policinë dhe autoritetet se kanë shkelur procedurat pasi personat e dyshuar nuk janë njoftuar më parë për hetimin. Një prej protestuesve shfaqet teksa debaton me kreun e PD-së në Lezhë Paulin Marku.

“Është shkelur ligji. Nuk dua të hyj tek pjesa e fajësisë apo pafajësisë. Procedura që është ndjekur është e gabuar. Unë kam punuar në ato instanca dhe e di. Praktika që është ndjekur është e gabuar. Minimalisht njeriu njoftohet nëse është marrë i pandehur dhe më pas vazhdohet me procedurat. Kjo praktikë nuk është ndjekur. Personat që janë pjesë e kësaj çështjeje nuk janë njoftuar me sa kam unë dijeni”, thotë ai./faktor.al

Share: