Home KRYESORE Arrestohet trafikanti shqiptar i drogës në Itali, ishte pjesë e Cosa Nostra-s

Arrestohet trafikanti shqiptar i drogës në Itali, ishte pjesë e Cosa Nostra-s

Një operacion në Itali, ka përfunduar me arrestimin e 4 personave, ku një prej tyre është shqiptar.

Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është Pavlin Delia.

Arrestimi i tij do të kishte kaluar “lehtë” nëse nuk do të ishte pjesë e një grupi kriminal, ku pjesëtarë do të ishin dhe anëtarë të Cosa Nostra-s.

Grupi që ka përfunduar në pranga mbillnin kanabis në Spanjë dhe më pas e fusnin në territorin italian.

Kishin marrë një lokal në qendër të Firences, që e përdornin për të shpërndarë drogë.

Nga hetimet e policisë rezultoi se droga pasi vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen, raportojnë sot mediat italiane.

Por Pavlin Delia nuk është një emër i panjohur.

Në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim.

Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh mjekut Emil Kalimeri.

Po këto akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit dhe mjeku nga ana tjetër u shpall fajtor për përndjekjen e Irme Musarajt.

Por ajo që është interesante është fakti se Pavlin Delia hiqej si “agjent i INTERPOL”.

Po ashtu disa muaj më vonë Pavlin Delia do të arrestohej pasi shkaktoi një aksident.

a.s/dita

Share: