Të dalin para drejtësisë, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako. Kështu deklaroi sot lideri i PD, Lulzim Basha në një deklaratë me tone të ashpra pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar në seli.
Ai nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës për kryetarin e bashkisë së Lezhës, demokratin Fran Frrokaj, por apeloi se axhenda e prokurorisë nuk duhet të jetë ajo e qeverisë.
“Nuk kam marrë kurrë përsipër të komentoj për vendimet e gjyqësorit, por ama është e qartë: duam drejtësi të barabartë për të gjithë. Pse nuk është arrestuar Elvis Roshi?
Erion Veliaj po tjetërson pronën publike në mes të Tiranës, Teatrin Kombëtar. Është tjetersuar prona në Fier për inceneratorët. U bëj thirrje qyyetarëve: Mos heshni. Drejtësia duhe të jetë e pavarur nga axhenda e Edi Ramës”, deklaroi Basha.
Për liderin e PD, këto janë çështje që ne nuk munden kursesi të harrohen, as të anashkalohen dhe as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla që duhen zbardhur e duhen vënë para drjetësisë.
“Pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante nuk ka drejtësi, po vetëm propagandë, farsë dhe përbën rrezik të jashtëzkaonshëm për vendin. Do të thotë që narkoshteti i ka shtrirë tentakulat te drejtësia duke mbrojtur e duke fshehur përgjegjësitë penale të njerëzve në pushtet”, tha ai.