Lideri demokrat Lulzim Basha, ka replikuar ashpër me Kryeministrin Edi Rama sot në Parlament. Ai tha se qeveria po vjedh me tarifën e lartë që ka vendosur për Rrugën e Kombit. Ai theksoi se të gjithë shqiptarët e paguajnë taksën tek çmimi i naftës.
“Edi Rama e ka rritur dy here taksën e qarkullimit. Paguajmë 240 lekë për çdo litër karburant, pikërisht për mirëmbajtjen e rrugëve. Ti pra e merr nga xhepat e shqiptarëve taksën e qarkullimit. A e keni dëgjuar karafilin e Anglishtes (ministri Ahmetaj) që vjen këtu e thotë se taksa e qarkullimit merret për të mirëmbajtur rrjetin rrugor”, tha Basha.
Më tej u kthye nga Rama: O i papërgjegjshëm, rrugën e paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit. O llapaqen i batutave pse paguajnë edhe përdoruesit edhe taksapaguesit? Pra edhe taksë edhe tarifë për Rrugën e Kombit? O i pacipë! Nëse të gënjeu mësuesi i anglishtes, bën mirë ti fusësh një shpullë”.
Më tej shtoi se është krenar që ka bërë Rrugën e Kombit. “Po të jepet rasti do ta bëj edhe 1 mijë here të tjera”, theksoi kreu i PD.