Home KRYESORE Bën libër për seksin, profesori vihet në siklet kur Rudina ia përmend…

Bën libër për seksin, profesori vihet në siklet kur Rudina ia përmend…

Neshat Kapinova këtë të martë ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, ku paralajmëroi për rrezikun që mund t’i vijë njeriut nga disa aktivitete të përditshme, të cilat sipas tij, në pamje të parë nuk duken të rrezikshme.

Në librin e tij “Mjekësia Moderne”, mes të tjerash ai shpjegon edhe pse kafeja, seksi dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë goditje në tru

Rudina: Kafeja, seksi dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë goditje në tru.

Neshat Kapinova: Po.
Rudina: Ta shpjegojmë pak.
Neshat Kapinova: Nga sforca. Ti për shembull kur teshtin ose kur ashtu, është mirë të mos e bllokosh asnjëherë. Pse? Sepse pëson gjëra të brendshme që mund të çajnë venat dhe arteriet dhe mund të kalojnë edhe në aortë.
Rudina: Pra d.m.th, kur teshtijmë, asnjëherë s’duhet ta pengojmë.
Neshat Kapinova: Asnjëherë.
Rudina: Asnjëherë sepse është e dëmshme për shëndetin.
Autori i librit këshilloi që të mos përdoren facoleta, të cilat shkaktojnë alergji, por shami dore.
Rudina: Në këtë listë keni përfshirë edhe kafenë.
Neshat Kapinova: Sheqeri që është sot, ai të sjell dëmtime shumë të mëdha. Kur pi kafen me sheqer të shkakton skuqje fytyre. Për disa persona kafja është e mirë për zemrën, për të tjerët është e dëmshme sepse shkakton tension të lartë dhe diabet.

Rudina: Seksi thoni ju gjithashtu.

Neshat Kapinova: Nuk flas dot shumë për të.
Rudina: Pse? Ju keni folur edhe në libër.
Neshat Kapinova: Po flet libri…
Rudina: Aktivitetet e përditshme, thoni ju, siç janë pirja e kafesë, seksi energjik dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë dëmtimin e enëve të gjakut, të cilat janë fshehur në tru. Rreziku nga goditja në tru mund të rritet edhe nga neuroza dhe shoku i befasishëm. Aktivitetet e përmendura, të cilat në pamje të parë nuk duken të rrezikshme, mund të shkaktojnë rritjen e menjëhershme të shtypjes së gjakut, presionit, dhe kjo mund të shkatërrojë enët e gjakut në tru.

Share: