Home KRYESORE Berisha hedh akuza të forta për Ramën:

Berisha hedh akuza të forta për Ramën:

Ish kryeministri Sali Berisha ka ironizuar edhe një herë veshjen aspak formale të kryeministrit Rama, i cili u shfaq këtë të dielë në Durrës me tuta.

Por ndryshe nga herët e tjera, Berisha ka hedhur dhe një akuzë të rëndë. Sipas ish kryeministrit arsyeja e vërtetë se përse Rama mban shallvare apo tuta, është fakti se vuan nga një gjëndje apo sëmundje që në gjuhën latine njihet si “Inkontinentia”, e cila nënkupton paaftësinë e një njeriu për të mbajtur apo frenuar sekrecionet e trupit, veçanërisht urinën dhe jashtëqitjen.

Berisha i shton dozat e akuzës, duke shkruar në rrjetin social se Ramës i duhen poturet për ti përdorur si pampers, pasi vuan nga “Inkontinentia cocainica”, duke nënkuptuar se përdorimi i tepërt i kokainës ka degraduar fiziologjinë dhe trupin e kryeministrit Rama.

Share: