Nga Sali Berisha
Çfare i fshehin Presidentit te Republikes dhe opinionit publik, Rama dhe Ditziu i tij?
Te dashur miq, dje Presidenti i Republikes Meta, pasi ne nje akt te pashembullt ne historine e marredhenieve nderinstitucionale te shtetit shqiptar, u detyrua te ktheje dy here per plotesime ne perputhje me Kushtetuten kerkesen per te dhene autorizimin per fillimin e negociatave per marreveshjen e detit me Greqine, autorizoi ministrin Bushati per nisjen e tyre.
Presidenti natyrisht nuk mund te mos jepte ate autorizim pasi kerkoi plotesimin e kushteve qe kerkon vendimi i Gjykates Kushtetuese per dhenien e tij.
Por cilido qe ka ndjekur mediat shqiptare dhe greke, deklaratat ne keto media te Edi Rames, Ditzi Bushatit dhe homologeve grek te tyre, e ka te qarte se Rama dhe Ditziu i tij i fshehen Presidentit te Republikes dhe qytetareve shqiptare asgje me teper se sa marreveshjen e tyre te arritur me palen greke, me te cilen, duke vendosur kryenegociator nje spiun tashme te provuar, i kane falur Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe.
Rama dhe Ditziu i tij, qe kerkojne tani autorizimin per negociatat e perfunduara, deklaruan se marreveshja eshte arritur, te njejten gje pohuan edhe homologet e tyre greke parlamentareve dhe mediave greke.
Vete Rama ne interviste televizive i pyetur nga gazetari, pasi deklaroi se marreveshja eshte arritur, nese eshte marre plotfuqia e Presidentit te Republikes ashtu siç kerkon vendimi i Gjykates Kushtetuese, u pergjigj ne menyre te perseritur se nuk e dinte.
Kurse Ditziu i tij, pasi iu deklaroi deputeteve ne komisionin e jashtem te parlamentit se grupin negociator e kishte sekret dhe nuk ia thoshte njeriut, duke shpresuar se do mund te fshihte spiunin ne paje, provokoi ne nje mbledhje tjeter me gjuhe halabaku ndaj Presidentit te vendit, duke menduar se kjo gjuhe e denje per bastarde bllokmenesh do te detyronte presidentin te deklaronte se, sa te jete Bushati minister i Jashtem ai nuk do firmoste autorizimin dhe, ne kete menyre, Rama do mund t’i fshihte si leter te vdekur presidentit dhe mbare shqiptareve, marreveshjen e tradhetise se larte kombetare te negociuar nga nje spiun i damkosur, me te cilen i falen gjitonit tone jugor pasurite perrallore kombetare, trilionat e tonelatave te gazit dhe naftes qe i takojne Shqiperise.
Keshtu qe, dhenia e autorizimit shenon de facto thjesht formalizimin e marreveshjes se negociuar dhe arritur nga spiuni patriot dhe neobllokmenet apatride, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, e cila lumturon Greqine jo vetem me faljen e fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, por dhe zgjerimin e siperfaqes se ujrave te saj territoriale me se paku 1700 km kator me shume se sa ka sot, dhe kjo e tera ne ndeshkim te Shqiperise dhe territoreve dhe interesave te saj kombetare!
Iu bej thirrje qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne mbrojtje te pasurive perrallore, integritetit territorial te kombit shqiptar dhe Shqiperise, te shitura per interesa te pushtetit te tyre, ne nje akt tradhetie te larte kombetare, nga klika e neobllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati. sb