Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 Lubonja tha se çështja nuk duhet të shihej me kaq zell por duhet të jemi më fleksibël dhe të mençur dhe jo me kaq zell që na tregon infantil dhe të paaftë.
Po ashtu Lubonja tha se ky zell pro amerikan dhe anti rus i Ramës mund të lexohet edhe si përpjeke për të larë, fshirë, mbuluar mëkatet e brendshme.
E ndërsa për ndikim rus në Shqipëri ai tha se nuk mund të ketë ndonjë ndikim rus, mund të ketë ndoshta në Ballkan.
“Jo të gjitha vendet kanë dëbuar diplomatë rusë. Kjo çështje e hapur që duhet parë me shumë qakftohtësi dhe jo me këtë zell tonë siç e shohim ne.
Nuk dua të them nëse është gabim apo jo. Ne nuk na intereson një polarizim edhe në Ballkan kështu. Që një Serbi ,bëhet me Rusinë ehe ne pastaj hapim luftë me Serbinë, sepse ka shumë probleme. Nuk është se NATO gjithmonë mund të ndërhyjë dhe mund të të shpëtojnë nga situata.
Duhet të jemi më fleksibël, më të mençur, në largpamës dhe jo me zell të tepruar që na tregon infantil dhe të paaftë.
Këtu kemi të bëjmë me politika të brendshme. Në kuptimin që ky zelli pro amerikan dhe anti rus i Ramës mund të lexohet edhe si përpjeke për të larë, fshirë, mbuluar mëkatet e brendshme, për të fituar mbështetje. Një legjitimitet për shkaqet gjeopolitike ndërkohë që brena ka një situatë katastrofike. Edhe akuzon tashi opozitën”, tha Lubonja.
A ka ndikim rus?
“Duhet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë kur themi ndikim rus. Sepse Përgjithësisht ndikimet janë në vende që ka një lloj afërsie. Në Shqipëri njerëzit janë të ndikuar përkrah nga perëndimi, mund të ketë edhe pak ndikim turk për shkak të origjinave tona myslimanë dhe ndonjë afërsie që kemi pasur dikur. Por shumë më pak për një ndikim rus në kuptimin e një kulture ruse, e një fryme pro ruse në vend.
Unë nuk mendoj se ka ndonjë ndikim rus, mund të flitet për ndikim rus në Ballkan. Dhe kur flitet për ndikim rus në Ballkan mund të kemi Greqinë dhe Serbinë. Pra gjeja nuk është siç kërkojnë ta paraqesin, sikur u kthyem tek lufta e ftohtë. Duhet të kuptojmë se ka një realitet të ri në botë”, shtoi Loubonja.