Përktheu : Elona Caslli
Znj. Bellucci, a merrni më shumë role sepse jeni e bukur?
E di që bukuria i bën kuriozë njerëzit, por siç thotë Oscar Wilde: “ Bukuria zgjat vetëm pesë minuta, nëse nuk ke gjë tjetër, për të ngjallur kuriozitet tek njerëzit. Nuk mendoj se do të kisha bërë këtë karrierë, nëse do të kisha qenë vetëm “e bukur”. Regjisorët nuk të thërrasin për bukurinë, por për talentin.
A ju ka penguar ndonjëherë pamja e jashtme?
Sigurisht. Unë vija nga bota e modës . Ishte problem i dyfishtë. Moda dhe bukuria janë janë problem i madh. nëse do të bësh karrierë, në këtë lloj zanati. Duke qenë se jam e bukur, të gjithë mendojnë se jam budallaqe. Është një lloj maske dhe ty të duhet ta heqësh këtë maskë, për t’u dëshmuar të tjerëve se ka diçka tjetër përtej saj. Duhet t’u tregosh të tjerëve se kush je, në mënyrë që ata të arrijnë të të kuptojnë.
Prandaj, zgjidhni role të vështirë?
Ndoshta, po.
A mendoni se ju duhet ende t’i vërtetoni të tjerëve se kush jeni me të vërtetë?
Të tjerëve jo, por vetes sime po.
Me të vërtetë?
Sigurisht! Kam nevojë të eksploroj. Nëse dikush do të vinte tek unë, me një ide të re , apo me diçka që është tejet e rrezikshme, unë do ta pranoja, po të më pëlqente. Më pëlqejnë filmat që ngjallin diskutime. Nga përvoja ime, çdo herë që kam luajtur në një film, ai ka ngjallur diskutime. Filma të tillë si: Irréversible, The Passion of the Christ, Malèna, kanë ngjallur diskutime dhe kjo është shumë interesante. Dua të zbuloj anën e errët të njerëzimit. Për këtë arsye, jam aktore.
A ju pëlqen t’i rishikoni filmat tuaj herë pas here?
Jo, nuk mund ta shoh një film dy herë. Ose më saktë, mund ta shoh një film për herë të dytë, pas shumë vitesh. Sapo pashë filmin Malena dhe m’u duk shumë qeasharak. Kam nevojë të kalojnë disa vite, para se ta shoh një film dy herë, sepse vitet të ndihmojnë të jesh objektive. Mërzitem duke parë vetveten.
Bashkëshorti juaj , Vincent Casell, është aktor. Çfarë ndieni teksa e shihni të shndërruar në personazh , në ekran?
Kur pashë filmin Mesrine , u trondita sepse ishte i shkëlqyer në atë rol. Nuk po e njihja as vetë. Vetëm pjesa, në të cilën , ai fliste me fëmijët në burg, më bëri të mendoja se si sillet ai, me fëmijët e tij të vërtetë, në jetë. Por, përveç kësa,j ishte një rol i bukur dhe emocionues.
A diskutoni ju të dy për punën dhe filmat?
Asnjëherë. Vincent-i dhe unë jemi dy botë të ndryshme. Unë nuk i njoh miqtë e tij dhe ai nuk i njeh të mitë. Ne takojmë njerëz të ndryshëm. Nuk bëjmë të njëjtën jetë. Ndonjëherë, unë dal nga bota ime dhe ai del nga bota e tij dhe takohemi me njëri-tjetrin. Por , në thelb jemi dy kafshë të ndryshme. Unë jam shumë e pavarur dhe ai po ashtu. Kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar bashkë.
A është e vështirë t’i rrisni fëmijët, kështu?
Jo.
A e kuptojnë vajzat tuaja profesionin e prindërve?
Jo. Kohët e fundit, ime bijë më tha: “ Jo, mama, dua të jem si ty. Nuk dua të punoj. Dua të jem një mama dhe kur të rritem le të punojë vajza ime. “
Dhe kjo është një mrekulli, sepse ime bijë mendon se unë nuk punoj. Ajo më tha: “ Jeta është shumë e bukur. Ne i ndërrojmë vazhdimisht hotelet dhe shtëpitë. Është shumë bukur.
Jam e lumtur për këtë, sepse do të thotë që kaloj shumë kohë me time bijë.
A do të dojë ajo një ditë, të bëhet aktore si ju?
Uroj që jo.
Pse?
Sepse është një profesion specifik. Nëse ajo, një ditë të bukur, më thotë se do të merret me hipizëm, nuk kam për t’i thënë jo. Është gjë e bukur të kesh pasione në jetë. Nëse ajo e ka pasion aktrimin, atëherë le të merret.
Tek e fundit, janë zgjedhje individuale?
Pikërisht. Ajo ose e do, ose nuk e do diçka. Nëse e ka pasion aktrimin , shumë mirë, por është një punë kaq e vështirë. E bukur, por e vështirë. Duhet të përballet me shumë gjëra. Është më mirë të merresh me aktrimin, kur nuk i ke prindërit aktorë. Babai i Vincent-it është aktor dhe nuk ka qenë e lehtë për Vincent-in të krijonte identitetin e tij personal , pikërisht për këtë arsye.
A ishte familja juaj e ngjashme me familjen e Vincent-it?
Unë nuk vija nga familje aktorësh dhe e kisha më të lehtë. Por, kur vjen nga familje aktorësh, do të të të krahasojnë gjithmonë dhe kjo gjë, që është normale për të tjerët, është shumë e vështirë për ty. E di se Vincent-i është lodhur shumë , për të zënë vendin që i takonte, për arsye se i ati kish qenë aktor.