Home KRYESORE Femrat shqiptare zënë vendin e parë në Europë për…

Femrat shqiptare zënë vendin e parë në Europë për…

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të grave që janë diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri; apo Matematikë. Pesha e të diplomuarave në këto disiplina në 2015-n ishte 53.1%. Më konkretisht, është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.

Një studim i fundit nga dy psikologë dhe kërkues nga Universiteti i Misurit dhe i Leeds Beckett ka dalë në përfundimin se barazia gjinore mban larg gratë nga shkenca. Ata e kanë quajtur këto fenomen “paradoksi i barazisë gjinore”.

Ata i drejtohen fenomenit se sa më shumë gratë të kenë arritur barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak zgjedhin që të studiojnë në profile si Shkenca, Teknologji, Inxhinieri apo Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative midis këtyre dy treguesve.

Nga grafiku që ka publikuar InfoData e IlSole 24 ore, pas Shqipërisë, përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në një nga drejtimet e mësipërme e ka Maqedonia, me 45.1%.

Përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në shkenca e kanë kryesisht vendet e Europës Lindore, ndërsa më të ulëtën ato të Europës Perëndimore.

Përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkenca e mban Luksemburgu me 21.8% dhe Zvicra me 22.73%, megjithëse për sa i përket indeksit të barazisë gjinore kanë shënuar pikë të larta.

Shqipëria, edhe pse krahasuar me rajonin, është e pozicionuar më mirë për sa i përket barazisë gjinore, ka përqindjen më të lartë të grave shkencëtare.

Vendet me barazi më të lartë janë vendet nordike, Finlanda dhe Norvegjia. Por edhe pse gratë kanë arritur pozitën që duan në shoqëritë e këtyre vendeve, vetëm 27 dhe 29 për qind e grave kanë zgjedhur që të kenë një karrierë në shkencë./Monitor


360grade.al

Share: