Në padinë TOKA dhe 27 banorët kundër KKT-se, mbështetësit e Valbonës kanë korrur sot dy fitore.
Së pari, gjykata ka mbështetur të drejtën e banorëve dhe organizatës TOKA për të paditur qeverinë.
Kjo rrezon vendimin e 3 nëntorit 2017 mbi rastin Toka dhe 27 banorë kundër Ministrisë së Energjitikës, sipas të cilës banorët nuk kanë të drejtë të padisin qeverinë.
Po ashtu, gjykata ka rrëzuar kërkesën e kompanisë e cila i ka quajtur paditë e Tokës “abuzive”, duke i konsideruar ato të vlefshme dhe të qenësishme.
Në vazhdim, gjykata po ashtu ka diskutuar edhe për mundësinë e banorëve dhe shoqatës për të fituar në Apel. Gjykatësi ka parashtruar rrugët e reja që mund të përdoren brenda ligjit te ri për zonat e mbrojtura.
Gjithsesi, vendimi i sotëm i gjykatës thotë se nuk mund të anulohet leja e ndërtimit sepse është vazhdim i lejes së miratuar para lejes së re për zonat e mbrojtura.
Momentalisht, ka dy padi administrative, një padi civile, dhe një kallëzim penal të hapur në lidhje me çështjen e Valbonës.
a.s/dita