Home KRYESORE Flet sekretari i PD-së: Basha duhet t’i takojë kritikët ne PD, por...

Flet sekretari i PD-së: Basha duhet t’i takojë kritikët ne PD, por jo të bëjë me ta…

Ka kaluar gati dhjetë ditë nga vendimi i Kryesisë së PD-së për ngritjen e Grupit të Punës në të cilin bëni pjesë dhe ju. A ka pasur propozime konkrete?

Grupi i punës ka në shqyrtim propozime që vijnë nga burime të ndryshme. Së pari janë propozimet që kanë dalë gjatë analizës. Demokratët kanë shprehur opinione dhe kanë bërë propozime konkrete për mënyrën se sit ë zgjerohet demokracia në parti dhe të forcohet efektiviteti I saj si organizatë. Së dyti, në kemi në shqyrtim edhe modelet që kanë rezultuar të suksesshme nga partitë simotra në Evropë. Së treti, janë propozimet që vijnë nga dy flukse të ndryshme që përbëhen nga individualitete politike të PD-së dhe që janë kristalizuar në një platform politike dhe në një draft statut krejt të ri. Së katërti, janë propozime individuale që janë adresuar tek anëtarët e Grupit të Punës. Këto propozime vijnë nga anëtarë të thjeshtë, Kryetar Degësh apo dhe figura të rëndësishme që kanë dëshmuar angazhim për të kontribuar në këtë process të rendësishëm, madje do të thosha jetik për PD-në. detyra jonë si Grup Pune shtë që të bëjmë maksimumin për të shqyrtuar me kujdes çdo propozim, për ti sistemuar dhe për të prodhuar rekomandime që do të çojnë drejt një draft statute ku të konvergojnë qasjet dhe vështrimet e ndryshme.

A ka pasur propozime apo kontakte me grupin e kritikëve të Bashës?

Propozimet e tyre kanë qenë publike. Unë përmenda platformën politike dhe një statut krejt të ri. Ato kanë lëndë të pasur me koncepte dhe parime politike për tu shqyrtuar dhe ne po e bëjme me serioiztet dhe përgjegjësi. Këto ide, koncepte dhe parime i kemi diskutuar edhe në biseda konsultative me disa figura të spikatura dhe me autoritet, por edhe me të tjerë më pak të njohur. Synimi ynë është që të përkthejmë në instrument statutor çdo propozim që ndihmon forcimin dhe efektivitetin elektoral të partisë, që zgjeron hapsirën e demokratëve për të vendosur ata vetë për punët e partisë, që shton garancitë për bashkëjetesën demokratike dhe hapsirën e veprimit në parti të çdo individuliteti dhe fluksi politik. Jam i bindur që do të kemi një produkt të paqortueshëm

Ka një diskutim lidhur me vendimmarrjen e Kuvendit Kombëtar, nëse do të duhet të miratojë veç statutit të ri edhe Këshillin e ri Kombëtar, ju mendoni se shkelet statute në këtë rast?

Ka një keqkuptim për këtë temë. Madje edhe nga ata që debatin e kanë fokusuar tek statute. Sipas statutit aktual, Kuvendi Kombëtar është një trupë e përhershme jo me mandate të përkohshëm. Anëtarë të Kuvendit janë jo delegatë, por funksionarë të partisë që e kanë mandatin prej funksionit dhe e ushtrojnë sa kohë janë në këtë funksion. Janë kryetarë të seksioneve, grup-seksioneve dhe të kryesive të degëve. Pjesa dërmuese e tyre nuk janë as në fund të mandatit të funksioneve të tyre sic edhe mund të mendohet. Në patëm një proces riorganizimi dy vjet më parë dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit janë në mes të mandatit të funksioneve të tyre. Por, thelbësore është se Kuvendi në bazë të statutit mund të mblidhet në çdo kohë dhe ka autoritet të vendosë për çështjet për të cilat thirret.

Sa serioz ka qene procesii i analizës në PD?

Procesi i analizës ka qenë shumë serioz. Në të gjitha degët demokratët për rreth 3 muaj u përfshinë në një diskutim të ndershëm, të hapur dhe kurajoz. Vetëm në një porces të tillë mund të pohohet e vërteta sa do e hidhur e zhvillimeve politike Brenda dhe jashtë PD-së. Vetëm në një porces të tillë kritika merr kuptim se bëhet jo vetëm për të pohuarpor edhe për të ndrequr gabimet dhe defektet. Analiza ka emërtuar jo vetëm gabimet por edhe përgjegjësit duke filluar nga Kryetari i partisë e duke përfunduar tek kryetari apo anëtari i seksionit. Çdo degë ka prodhuar raportin e vet dhe ka nxjerrë detyra dhe propozime. Vlera reale e analizës qëndron pikërisht këto, tek aftësia për të reflektuar dhe për të korrigjuar. Kjo mbetet për tu parë e vlerësuar. Prova e parë do të jetë Kuvendi Kombëtar.

Kritikët e Bashës besojnë se ai ka qenë një proces fiktiv dhe ka nxjerrë rezultatet e kërkuara nga vetë Basha, cili është mendimi juaj?

Kritikët janë persona me përvojë politike, por duhet të them se kritika e tyre vjen nga analiza e tyre dhe nga optika e tyre. Unë vlerësova analizën e bazës së partisë. Një proces ku u përfshinë mijëra demokrat që e kanë prekur terrenin e tyre para, gjatë dhe pas fushatës për mua ka, jo vetëm shumë vlerë e seriozitet, por ka edhe shumë besushmëri. Basha nuk ka paracaktuar asgjë në procesin e analizës. Basha ka qenë vet në disa aktive degësh dhe ato i kanë shërbyer edhe atij vetë për të vlerësuar drejtpërdrejtë atë çfarë baza e partisë mendon, atë çfarë demokratët presin si reflektim prej tij. Të njëjtat mesazhe të qarta baza e partisë ka dhënë edhe për cdo funksionar, për çdo individ me peshë pjesë ose jo e lidershipit politik. E përsëris, vlera e vërtetë e analizës është reflektimi. Dhe ky reflektim pritet nga të gjithë.

A mendoni se Basha duhet të takoj personalisht njerëzit me kontribute ndër vite në PD për të bashkuar PD-në, një kërkesë e përsëritur edhe nga lideri historik Berisha.

Basha duhet të takoj çdo demokrat, madje duhet të takoj çdo qytetar. Edhe me ata që janë kritik, apo të pozicionuar si kundërshtar takimi është minimum i përpjekjes për të siguruar hapsira bashkëpunimi. Natyrisht nuk jam për takime të tipit negociatë. Ata që kanë pasur kontribute në vite kanë marrë dhe vlerësimin në vite. Basha ka detyrim ftesën e sinqertë dhe të vërtetë për këdo. Ata kanë detyrim të vendosin në se duan të kontribuojnë ende.

Share: