Home KRYESORE Gazeta e PD: Kryeministri filloi arrestimet e opozitës PD

Gazeta e PD: Kryeministri filloi arrestimet e opozitës PD

Pas ndalimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj gazetar e PD-së, Rilindja Demokratike shkruan se këto janë arrestime politike të kundërshtarëve të Edi Ramës.

Gezata shkruan se kjo bëhet në mënyrë që të ngjallet frikë dhe panik tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale.

“Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë me akuza të rreme. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është shoqëruar në polici. Kreu i bashkisë akuzohet për ‘Tjetërsim pronash’. Sipas Prokurorisë politike kemi të bëjmë me “Shpërdorim detyre”. Duket se kemi të bëjmë me një fushatë të re politike të arrestimeve me synim ngjalljen e frikës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale për lidhjet me trafiqet, krimin dhe korrupsionin.” – shkruan RD.

Share: