Home KRYESORE Gina Haspel, “ekspertja e torturave” dhe ish-drejtuesja e burgut famëkeq e cila...

Gina Haspel, “ekspertja e torturave” dhe ish-drejtuesja e burgut famëkeq e cila do të marrë drejtimin e CIA-s

Gina Haspel do të jetë e para femër e cila do të jetë në krye të CIA-s. Agjencia më e rëndësishme e inteligjencës Amerikane gjithmonë është drejtuar nga meshkuj, derisa Donald Trump bëri lëvizjen revolucionare.

Po kush është Gina Haspel?

Ajo ka lindur më 1 tetor 1954, dhe më parë mbante postin e zv/drejtoreshës së CIA. Haspel ka shërbyer 30 vite si oficere e CIA-s, deri sa në shkurt të 2017 u zgjodh nga Trump si zv/drejtoresha e këtij institucioni. Ajo njihej si “eksperte e torturave” pasi në vitin 2002 ajo ka drejtuar një prej burgjeve të CIA-s në Tajlandë koduar me emrin “Syri i maces”, ku mbaheshin të burgosurit e Al Qaeda-s, dhe njihej për torturat nga më çnjerëzoret.

Më 7 qershor 2017, Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje Prokurorit Publik të Përgjithshëm të Gjermanisë të lëshojë një urdhër arresti kundër Haspelit lidhur me pretendimet për mbikëqyrjen dhe torturimin e të dyshuarve për terrorizëm. Ankesa kundër saj është e përqendruar në rastin e shtetasit saudit Ebu Zubejde.

Haspel është një nga njerëzit e cila ka shkaktuar më shumë debat në radhët e CIA-s, për sa i përket torturave. Kur ajo mori detyrën si shefe e shtabit kundër terrorizmit në CIA, departament që drejtohej nga Jose Rodrigues, ky i fundit u shpreh se në 2005 Haspel, hartoi një plan për shkatërrimin e të gjithë kasetave në dhomën e torturës të burgut në Tajlandë.

Por ajo është vlerësuar edhe me disa çmime për performancën e saj në CIA. Ajo është vlerësuar me  çmimin George H. W. Bush për ekselencë në kundra terrorizmit, çmimin Donovan, Medaljen e Meritave të Inteligjencës dhe çmimin Presidencial të Renditjes./E.SH/ Opinion.al

Share: