Gjëmba karafili kokërr dhe pluhur i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.
Gjëmbat e karafilit kanë vlera të dobishme, të cilat janë të njohura që nga lashtësia, janë një pasuri e vërtetë terapeutike. Për shembull infuzioni (çaj) i karafilit është përdorur për të lehtësuar ndjesin e përzierjes, mostretjes dhe çrregullimeve të zorrëve.
Vlerat kuruese të karafil janë të shumta, le të shikojmë disa specifika të tij: Ka efekt anti-septik dhe anti-spasmatik e cila ndihmon në shërimin e infeksioneve dhe djegieve. Vlera anti-inflamatore: ky efekt vjen si pasojë e pranisë së flavanoideve, kjo erëz përdoret për të shëruar disa patologji si: ftohja dhe bronkiti, asma dhe artriti.
Tretja, të mira janë shfaqur efektet e karafilit në aparatin tretës, kjo lloj erëze përmirëson kalimin e ushqimit në zorrë, në mënyrë që të mos akumulohen toksinat e dëmshme për organizmin. Kundër dhimbjes së dhëmbëve: janë shumë të efektshme kundër inflamacionit të gojës. Përdoret si një antialergjik, kundër mykozave (mykut) duke e bashkuar me trumzë, vanilje, coriander dhe kumin. Lufton plakjen për shkak të vlerave anti-oksidante që ai përmban duke luftuar radikalet e lira.
Ndikon në ruajtjen sa më gjatë të ushqimeve pasi janë në gjëndje të ndalojnë oksidimin e lipideve, duke mos i ndryshuar vlerat ushqyese të ushqimeve. Përmban efekte afrodiziatike natyrale duke luftuar lodhjen mendore dhe ndihmon në shërimin e humbjes së memories dhe mungesës së oreksit.
Një sekret i vogël: mos harroni se përzierja e karafilit dhe limonit janë një zgjidhje e efektshme për largimin e mushkonjave duke i vendosur nëpër dritare.