Çifti i të moshuarve, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.
“Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”, tha 72-vjeçarja.
Lajmi u bë i ditur nga stafi i Urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.
Po sipas tyre, nesër Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi do të dërgohen të dielën në shtëpi, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.
Stafi i Urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit të bashkëshortëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është drejtuar në shtëpi, pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua shumë shpejt./dita