Dashi
Përfitoni, nga pozicioni favorizues i Marsit, Afërditës dhe Hënës, për të organizuar më mirë ditët tuaja, si në planin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Ndoshta është koha për të ndryshuar diçka.
Demi
Duket se deri tani gjërat ecnin shumë mirë, por ja që mjafton një shkujdesje e vogël nga ana juaj për të komplikuar edhe ato më të thjeshtat. Sidoqoftë, mos e lini veten të demoralizoheni nga pengesa të vogla.
Binjakët
Edhe pse situata në sferën e punës duket se është në përmirësim, akoma nuk e keni kaluar “stuhinë”. Duhet të bëni lëvizje të matura dhe vetëm pasi të keni reflektuar mirë duhet të kaloni në veprime konkrete.
Gaforrja
Në vështirësitë dhe problemet që iu kanë dalë në raportet ndërpersonale, sidomos në ato me partnerin, ka “dorë” edhe Hëna “xheloze”, por gjithçka mund të zgjidhet me bonsens dhe tolerancë.
Luani
Me gjithë karakterin tuaj disi të fortë dhe ndonjë gabim hera-herës, në përgjithësi ata që ju qëndrojnë pranë kanë filluar vërtet t’ju çmojnë dhe ta ndjejnë se jeni i rëndësishëm për ta.
Virgjëresha
Eshtë një moment jo shumë i mirë për ju, por në saj të aftësive tuaja për të dalë me shumë zgjuarsi nga situata edhe kësaj radhe do t’ia dilni mbanë pa shumë probleme. Marsi sot ju jep një pamje “luftarake”.
Peshorja
Shumë prentime keni marrë, por skepticizmi juaj është i tillë që nuk ju le të entuziasmoheni kollaj nga fjalët e bukura. Dhe bëni mirë, sepse gjithçka mbetet akoma në kuadrin e fjalëve, pas asgjë konkrete.
Akrepi
Kuadri yjor i paqëndrueshëm, me Marsin në një orbitë të paqëndrueshme, bën që edhe ju sot të jeni në mëdyshje e të mos dini të bëni një zgjedhje mes dy alternativash. Eshtë më mirë të prisni.
Shigjetari
Nganjëherë duket sikur keni aftësinë e çuditshme për të ndërlikuar gjërat më të thjeshta, duke i prishur punë vetes pikërisht atëherë kur objektivi duket fare pranë. Sa nuk ju pëlqen t’ju kritikojnë!
Bricjapi
Nëse doni të ruani gjithmonë qetësinë shpirtërore, edhe kur Hëna jua trazon, mënyra më e mirë është t’i merrni gjërat me urtësi dhe pa i dramatizuar problemet. Më mirë dëgjoni arsyen e zemrën.
Ujori
Pas shumë përplasjesh e situatash të vështira, sidomos në raportet ndërpersonale, duket se në qiellin tuaj po rikthehet ngadalë kthjelltësia. Tani duhet të bëni të pamundurën për të rigjetur harmoninë me partnerin.
Peshqit
Edhe pse duket se jeni fare pranë finishit dhe, duhet të bëni kujdes sepse Hëna e “nxituar” në shenjë nund t’ju shtyjë të veproni në mënyrë impulsive e të komplokoni gjithçka. Pozitiv erosi.