Home KRYESORE Horoskopi, 13 mars 2018

Horoskopi, 13 mars 2018

Dashi

Yjet sot janë stimulues në aspektin ekonomik dhe sot ka të ngjarë që të keni të ardhura të konsiderueshme. Ndërsa në sferën e dashurisë Hëna është e favorshme, por ju bën edhe xhelozë.

Demi

Eshtë një moment disi i veçantë në të cilin duhet të tregoni të gjithë aftësinë tuaj për të kominukuar me të tjerët për tu imponuar në një ambient të caktuar. Interesant erosi.

Binjakët

Sot do të jeni të prirur për t’u marrë me probelme që mund të duken të vogla, por që në fakt kanë edhe ato rëndësinë e tyre. Një njohje e re mund të jetë shumë intersante për disa.

Gaforrja

Mbështetja e yjeve sot nuk do t’ju mungojë, por në një moment të ndërlikuar është mirë që të kërkoni edhe ndihmën e një miku a një të afërmi. Mund të merrni një propozim intereant.

Luani

Mos prisni t’jua thonë dy herë një gjë (t’ju përsërisin një ofertë) sepse mund të humbisni një rast shumë të mirë. Është mirë që të diskutoni me partnerin e jo t’i imponoheni.

Virgjëresha

Duke qënë se Hëna është në shenjën tuaj, dita pritet të jetë shumë pozitive, ndonëse shumë intensive, sidomos në pjesën e dytë të saj. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër.

Peshorja

Keni mundësi dhe shanse të mira, por shpesh i “shkelmoni” me qendrime të pakuptimta duke u marrë me gjëra që ndoshta presin. Jeni akoma në kohë për të dhënë një përgjigje pozitive.

Akrepi

Natyrisht që në rrugën tuaj mund të keni pengesa të ndryshme, por nuk është në karakterin tuaj të tërhiqeni. Madje jeni nga ata që nuk para ju pëlqen ta kini çdo gjë gati. Mirë erosi.

Bricjapi

Stresi dhe lodhja e një jave mjaft intensive duket se e kanë bërë të tyren, pasi sot ndjeni nevojën të pushoni. Mundohuni ta kaloni ditën pa e ngarkuar shumë veten me probleme të dorës së dytë.

Ujori

Kontrasti midis Hënës dhe Afërditës do të ketë një ndikim pozitiv për një pjesë të mirë të të lindurve të kësaj shenje, pasi do t’i shkundë nga plogështia. Mjaft pozitive jeta në çift.

Peshqit

Kuadri yjor është nga ana juaj, çka do të thotë se dita e sotme do të jetë kryesisht pozitive. Përpiquni të jeni më tolerantë e të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin.

Share: