Gjatë emisionit 360grade të Artur ZHEJI-t, teksa gazetari Olsi Jazexhiu po shpjegonte qëndrimin e tij lidhur me fitoren e Putin në Rusi, Kastriot Myftaraj dhe Ilir Demaliaj kanë ndërhyrë, duke krijuar një debat të ashpër mes tyre.
Kështu Jazexhiu u shpreh se Rusia ka mbështetur vendin tonë në konferencën e Londrës, teksa fuqitë e mëdha donin ta shpërbënin. Pir në këtë moment ka ndërhyr Kastriot Myftaraj, i cili i ka thënë Jazexhiut të mos lexojë librat e Enver Hoxhës e dokrtinën e tij. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Demaliaj, duke kërkuar që të ftuarit të flasin për fitoren e Putin dhe rolin e kësaj fitore në vendin tonë, por Myftaraj i është kthyer dhe ka nisur ta sulmojë. “Ik orë e bëjë kamarierin atje ku je”… Demaliaj ia ktheu duke theksuar se, Myftaraj është një manipulues, që shitet si patriot…
Jazexhiu: Ka periudha kur Rusia ka qenë pro Shqipërisë. Një shembull është denoncimi i traktatit të Londrës
Myftarja: Mos thuaj atë që ka thënë Enver Hoxha, ti mos u frymëzo nga teza e Enverit…
Demaliaj: Kthehuni në temë, jo histori botërore…
Myftarja-Demaliajt: Ik ore puno si kamarier atje e mos na jep mendim këtu…
Demaliaj-Myftarajt: Jam këtu për Zhejin, jo për ty, se ti je një manipulator që shitesh si patriot…
360grade.al