Përktheu Elona Caslli
Je dehja ime
dhe dehja ime nuk ka kaluar.
Nuk mund të zhdehem vetë
dhe nuk dua të zhdehem.
Koka ime e rënduar
Gjunjët e mi të gërvishtur,
plaçkat e mia me baltë.
Shkoj drejt dritës që shkëlqen dhe shuhet
duke u lëkundur, duke rënë dhe duke u ringritur.