Në dukje familja mbretërore të jep përshtypjen se bën një jetë të thjeshtë dhe fantastike. Për ne princesha Kate po jeton një ëndërr. Ajo fjeti një natë dhe të nesërmen u zgjua si një princeshë.
Por mos e endoni edhe aq të thjeshtë jetën e saj. Rregullat në familjen mbretërore janë të shumta dhe deri diku arbitrare. Nuk është një listë të cilën mund ta mësosh brenda natës, dhe kufizimet janë të shumta. Ja se cilat janë rregullat e forta të kësaj familjeje të cilat princeshat duhet ti zbatojnë me korrektesë:
1 – Nuk mund të firmosin autografe – Pjestarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të nënshkruajnë në letra të cilat nuk janë zyrtare, kështu nuk mund të vendosin firmën për të dhënë as autografe.
2 – Nuk mund të punojnë në zyrë – Më parë princesha Kate punonte në biznesin e familjes së saj, ndërsa tani ajo duhet të merret me eventet e familjes mbretërore, të cilat konsistojnë në bamirësi, shkolla, spitale etj.
3- Nuk mund të konsumojnë midhje – Edhe pse një prej ushqimet më të shijshme të detit, është e ndaluar në familjen mbretërore për shkak të ndonjë alergjie të mundshme.
4 – Nuk mund të lyejnë thonjtë me ngjyra të ndezura – E keni vënë re që Kate gjithmonë përdor një manikyr ngjyrë nude, pasi e kuqja apo ngjyrat e tjera të ndezura janë të ndaluara për to.
5 – Nuk mund të kenë profile personale në rrjetet sociale – Kjo për shkak se asnjë informacion personal nuk duhet të bëhet publik. Ky rregull është i padiskutueshëm dhe rrjetet sociale janë mënyra më e mirë për ta shkelur.
6 – Nuk mund të shprehin afrimitet në publik – Sjellja e tyre duhet të jetë korrekte dhe pa ngjyrim emocional, kështu nuk mund të shprehin asnjë lloj afeksioni në publik.
7 – Nuk mund të bëjnë pazar vetëm – Kate e ka shumë të qartë që nuk mund të dalë e vetme për Pazar. Ajo duhet të jetë nën shoqërinë e oficerëve të sigurimit gjatë gjithë kohës.
8 – Nuk mund të veshin gëzof – Më parë ajo mund të përdorte pallto gëzofi, por tani mund ta veshë vetëm me raste kur kafsha ka ngordhur nga shkaqe natyrale.
9 – Nuk kanë të drejtë vote – Asnjë prej pjestarëve të familjes bretërore nuk mund të votojë ose të përfshihet në çështjet e parlamentit anglez.
10 – Nuk mund të vishen sipas dëshirës – Femrat janë të kontrolluara nga stilistë të familjes mbretërore të cilët vendosin etikën për veshjet e tyre.
11 – Duhet të udhëtojnë vetëm me familjen – Nuk lejohet të udhëtojnë vetëm asnjë prej pjestarëve të familjes mbretërore.
12 – Në evente duhet të ulen vetëm sipas protokollit dhe mënyrës që i është caktuar.