Home KRYESORE Jo vetem Mother Theresa, por edhe Mother… Nga Ylli Dylgjeri

Jo vetem Mother Theresa, por edhe Mother… Nga Ylli Dylgjeri

Shqipëria, me dy Nëna!

Pas humanistes shqiptare Mother Tereza, publiku shqiptar, këto ditë njohu edhe një Mother tjeter…

Eshtë gazeta amerikane “Mother James” që i vjen në ndihmë gratis, publikut shqiptar. Publikimi i kontratës së lobimit të Partisë Demokratike, me përfaqsues të biznesit ruso amerikan është një lajm i pa dëgjuar më parë. “Mother James”, siç thotë në një publikimin sqarues të saj, ka botuar gjithshka në faqe gratis!!! I ka botuar aferat e PD vetëm për tu njohur publiku dhe demaskuar “e keqja” në partitë politike shqiptare. Gazeta “Mother James” nuk është fjala vjen si gazeta “Father Lesi”, qe e merr edhe ndonjë reklamë kur boton. Vlerat e vërteta humane të këtij publikimi do dalin në sipërfaqe në ditët në vijim, kur prokuroria të formuloj ose jo akuzën. Sot jemi vetëm në fillimet e këtij scopi politik : Se kjo histori nuk mbyllet lehtë !

“Mother James” e bëri detyrën. E zbuloi, dhe e botoi aferën politike!

Ndërkohë, Shqipëria, fitoi edhe një Nënë!

Ajo sot u bë me dy nëna humaniste: “Mother Terezen”, që mban emrin edhe aeroporti nacional shqiptar, dhe gazeten humaniste “Mother James” qe pse jo, shumë shpejt për kontributin e dhënë, mund ti jepet emri aeroportit tjeter shqiptar, atij që pritet të ndertohet në Vlorë.

I paharuar kujtimi i Nënave humaniste!
Pas kësaj rapsodi do të këndoj:
Shqipëria me dy Nëna

Një nga Zoti, një e jona!

Share: