Home KRYESORE “Kathimerini”: Pse Tsipras shtyu vizitën në Tiranë

“Kathimerini”: Pse Tsipras shtyu vizitën në Tiranë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shtyrë për një afat të pacaktuar vizitën që do të mbante në muajin prill në vendin tonë me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Të shumta kanë qenë argumentet e dhëna për shtyrjen e vizitës, madje u përfol edhe për një ndërhyrje të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Por sipas asaj që shkruan e përditshmja greke Kathimerini, shkak i shtyrjes së vizitës është bërë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike.

Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta.

Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër të enjten e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë përpara se ai të fluturojë drejt Vjenës.

Ende nuk dihet detajet e axhendës së Kotzias në Tiranë, por mësohet se ministri i Jashtëm grek do të qëndrojë pak orë në Tiranë, ku do të ketë takime me homologun Bushati, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e takimit edhe me kryeministrin Rama.

Dy ministrat e Jashtëm do të kenë një takim intensiv, lidhur me çështjet e fundit që kanë mbetur pezull në “shportën” e çështjeve dypalëshe.

a.s/dita

Share: