Home KRYESORE Këndvështrimi ekonomik ne interes te qytetarit/qyqarit/gjynafqarit…

Këndvështrimi ekonomik ne interes te qytetarit/qyqarit/gjynafqarit…

Analiza ekonomike e liderit dhe lidershipit politik në Shqipërinë e pas vitit 1990 – të

Nga Kasem Seferi

Kalimi kohor tejet i gjatë, nga një ekonomi e çentralizuar dhe e planifikuar drejt një ekonomie tregu, natyrisht, kërkon një analizë të veçantë të liderit dhe lidershipit politik në Shqipëri.

Shumë studjues dhe analistë, në mbarë botën, kanë bërë studime dhe analiza në lidhje me liderin dhe lidershipin më të mirë dhe, në përfundim, kanë gjetur se ka një diferencë të madhe ndërmjet politikanit dhe marrëdhënieve me shtetin (personalisht, si ekonomist, do të ndërhyja me fjalën: “shtetformim”).

Lideri dhe lideri në politikë kërkon perqendrim mbi të mirën afatgjatë të vendit, duke e vënë atë mbi interesat personale.

Quo vadis politikani (lideri dhe lidershipi) shqiptar?!

Për të vlerësuar si ka qenë, është dhe duhet të jetë lideri dhe lidershipi më mirë në Shqipërinëe pas vitit 1990 – të, nuk mjafton të arsyetohet dhe faktohet me mungesën e integritetit dhe të përgjegjshmërisë.

Duhen marrë në analizë të veçantë, në lidhje me arritjet e ekonomisë së vendit, karakteristikat e liderit dhe (natyrisht) lidershipit, që ndikohet dhe bart karakteristikat e veçanta të liderit.

Të bëhesh “analist/thuhet edhe gjithollog”, sikundër kemi sojesh në median shqiptare, është një prej mendjelehtësive më të dukshme, krahasuar me objektivin madhor të vendit: integrimin në BE (ku, gjeografikisht, me kontribut, veçanërisht, të Gjergj Kastriotit; ku, fizikisht, janë përplasur interesat e mëdha, ku, … vegjeton varfëria shekullore), mbetet të jesh asgjë më shumë se sa një individ i papërgjegjshëm.

Po rrjeshtoj më poshtë se çfarë duhet të ketë një lider (dhe lidership që ndikohet dhe bart vlerat e tij) më të mira për të të ardhmen dhe lulëzimin e vendit, që gjithkush dhe, veçanërisht, qytetari ta dijë për cilin dhe përse duhet të votojë për atë që premton dhe është:

i drejtë dhe objektiv;
e lëviz vetveten dhe i shërben shoqërisë;
ajo/ai që nuk kërkon fam dhe vemendje në publik dhe në botë;
ajo/ai që nuk e fsheh të vërtetën për hir të paraqitjes;
ajo/ai që përqendrohet në qëllime dhe kërkesa të veçanta, të arritëshme dhe të matshme;
ajo/ai që i inkurajon qytetarët të jenë të përgjegjshëm në veprimet e tyre;
ajo/ai që nuk i kushton kujdes të veçantë të qënit të saktë politikisht, por të qenit të saktë në mënyrrë etike:
ajo/ai që nuk bën premtime idealiste (të paarritshme);
ajo/ai që është i ndershëm edhe pse nuk e kanë miratuar si të tillë për të pasur pushtet;
ajo/ai që mendon globalisht dhe verpon në përputhje me kushtet dhe rrethanat vendore;
ajo/ai që merr përgjegjësi personale;
ajo/ai që mbetet në nivel drejtues si dhe ka ndjenjën e humorit qytetar;
ajo/ai që ka një mendje kurioze;
ajo/ai që nuk bën që të duket vetë i mirë duke hedhur në erë të tjerët.

Përjashto Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin, si trashëgimi të diktaturës, karakteristikat e lartpërmendura vlejnë për të pëmendur:

Fatos Nanon;
Ylli Bufin;
Vilson Ahmetin (e pafatë);
Sali Berishën;
Aleksandër Meksin;
Rexhep Mejdanin;
Bashkim Finon;
Pandeli Majkon;
Ilir Metën;
Alfred Moisiun;
Bamir Topin;
Bujar Nishanin;
Edi Ramën.

Sikundër vihet re, janë kryeministra dhe presidentë të Republikës së Shqipërisë, natyrisht, me rotacion në pushtete të ndryshëm (pra, nga njëri pozicion në tjetrin), ashtu sikundër përcaktohej në Dispozitat Kushtetuese dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Ja ku është vendi sot!
Ja çfarë thotë bota!
Ja çfarë thotë qytetari!

Mbetet vetëm Zonja Bombaj të thotë “Ne jemi çfarë hamë (dhe me nder çfarë …)“.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: