Home KRYESORE Kokaina/ Gjykata burg për të arrestuarit, avokatët: S’ka prova

Kokaina/ Gjykata burg për të arrestuarit, avokatët: S’ka prova

Gjykata për Krimet e Rënda la në arrest me burg dy punëtorët e arrestuar për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit 3 ditë më parë. Mediat u lanë vetem 5 minutat e para në sallën e gjyqit, e më pas me kërkesë të prokurorit seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Dy avokatët e të arrestuarve, përkatësisht Maks haxhia për Doland Lushajn dhe Petrit Serani për Armando pezakun kanë deklaruar se klientet e tyre nuk kanë lidhje me sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në ambientet e “Arbri Garden”.

Avokati i Lushajt, Maks Haxhia kërkoi praninë e medias, por Prokuroria ka kundërshtuar me pretendimin e ruajtjes se sekretit hetimor për shkak të taktikave të Policisë Gjyqësore.

Maks Haxhia: “Klienti im Lushaj është një punëtor e jo menaxher. Nga 7 punëtoret që ishin aty u arrestua vetëm klienti im. Donaldo Lushaj paguhet me 25 mijë lekë në muaj”.

Sasia rekord e kokainës u kap në dyshemenë e modifikuar të një kontenieri, me banane të porositura nga kompania “Arbëri Garden”. Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën.

Kujtojmë se policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ‘Arbi-Garden’ shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj.

Share: