Home KRYESORE Kokaina në Maminas/ Rama nuk tërhiqet: Drogën e kemi kapur vetë, u...

Kokaina në Maminas/ Rama nuk tërhiqet: Drogën e kemi kapur vetë, u zbulua nga agjentët doganorë

Kryeministri Edi Rama është shprehur të hënën në darkë se sasia rekord prej 613 kg kokainë është kapur nga agjentët doganorë.

Shefi i qeverisë, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ në News 24, është pyetur në lidhje me sekuestrimin e sasisë së kokainës në Maminas, ndërsa deklaroi se është një aksion i strukturave vendase dhe sasia është pikasur nga agjentët doganorë.

Autoritetet ndërkombëtare të hetimit të strukturave kriminale të trafikut të drogës, janë shprehur se kanë dhënë informacion për palën shqiptare se një sasi rekord kokaine e nisur nga Kolumbia do të mbërrinte në Shqipëri.

Policia e Shtetit dhe vetë kryeministri Edi Rama deklaruan se 613 kilogramë kokainë u kap pa asnjë sinjalizim, deklarata e armatës kolumbiane thotë tjetër gjë.

Ushtria vendase kolumbiane përgënjeshtron Policinë Shqiptare teksa deklaron se droga është sinjalizuar nga Kolumbia dhe se operacioni ka qenë i përbashkët.

“Pas një operacioni të mirëkoordinuar mes Marinës Kombëtare Kolumbiane, agjencive ndërkombëtare dhe Policisë Shqiptare, 613 kilogramë kokainë u kapën në Portin e Durrësit në Shqipëri”, thotë në deklaratën e saj ushtria kolumbiane.

Më tej në deklaratë thuhet se droga e kapur ishte fshehur në dyshemenë e dyshtë të një kontenieri të mbushur me banane dhe para se të kapej në Shqipëri, anija me sasinë e drogës ishte nisur në mes të janarit nga Kolumbia e më pas kishte ndaluar në disa porte të tjera europiane.

“Droga ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia dhe i përkiste një grupi të trakut të drogës ‘Clan del Golfo’.

Clan del Golfo’ ka kontakte me disa porte në Evropë. Vlera e drogës së kapur shkon në 37 milionë dollarë. Do vijojmë operacionet e përbashkëta”, thuhet më tej në njoftimin e Armatës.

Pyetjet dhe përgjigjet si më poshtë vijon:

Vasili: Kthehemi tek droga zoti kryeministër…
Rama: Aty e ke mendjen ti…
Vasili: Po le të flasim për detaje nga familja…Shpresoj ta bëjmë një herë tjetër
Rama: Kur të dalim në pension të dy
Vasili: Kalojmë tek droga..
Rama: Jam prekur realisht që atë operacion e kanë bërë Policia e Shtetit vetëm. E kanë bërë vetëm pa partnerë.

Po armata kolumbiane pse e thotë se ka qenë i përbashkët….

E para njëherë…ska pasur asnjë deklaratë kontradiktore, por shtrembërim i qëllimshëm. PD është ekspertiza e gënjeshtrës. Në shtetet e tjera opozita nuk ngrihet kur kapet drogë. Me kë kam folur? Me ministrin dh jo me drejtorin e Policisë.

Kam marrë informacione nga ministri. Kur ministri i brednshëm ka bërë atë Tëitt, i kishte përfshirë të tjerët në aksion, pasi janë në hetim tani. Kam pasur edhe me ministrin e Financave, pasi ka një hetim doganor si zanafillë. E kam marrë si dhuratë të bukur për përpjekjen tonë. ndaj e kam thënë me krenari.

‘Bravo, bravo’ që e bëtë këtë gjë. U shprehën DEA, SHBA, Antimafia, ku thanë se nuk kanë marrë pjesë të huajt. U tha dhe doli në parlament, i njëjti, i 27 viteve që peshkon të njëjtët budallenj. Nga Kolumbia ka ardhur përgjigja se s’kemi pasur asnjë informacion dhe është kërkuar në lidhje me këtë faqe të armatës kolumbiane dhe nuk është vërtetuar ende nëse është e vërtetë apo jo.

Duhet të kërkosh që të gjesh ndonjë që ka formën e kazanit dhe nuk është i tillë. Unë s’po bëj asnjë fushë me lule. Ne jemi në një proces shtet-bërje, kompleks, të vështirë ku njerizt kanë humbur durimin, por ne do bëjmë shtet. Dhe o e bëjmë ne o se bën njeri tjetër. Ti më thua mua; a e ke lexuar deklaratën e Armatës Kolumbiane, O vdeksha unë për ty. Po shko verifikojë.

Share: