Home KRYESORE Koment lidhur me shkrimin e nobelistit Paul Krugman kundër këshilltarit ekonomik të...

Koment lidhur me shkrimin e nobelistit Paul Krugman kundër këshilltarit ekonomik të Presidentit Trump

Nga Kasem Seferi

Paul Krugman, ekonomist nobelist dhe autor, pothuajse i përhershëm në New York Times, në një shkrim të tijin, botuar në Gazetën Ballkan këto ditë të fundit, kritikonte ashpër këshilltarin ekonomik të Presidentit Regan.

Po kush është Paul Krugman?

Një ekonomist me vlerë, veçanërisht, në çështjet e tregtisë ndërkombëtare, fushë kjo ku ka dhënë një kontribut të madh në drejtim të tregtisë së lirë.

Paul Krugman, me origjinë çifute/izraelite, ka bindje të majta. Në këtë këndvështrim, ka qenë kritik i Presidentit George Bush (i riu) në lidhje me politikat ekonomike të pas 11 shtatorit 2001.

Por, si është e vërteta e politikave që po ndjek Presidenti Trump në lidhje me BE?

Po i kthehem edhe njëherë, shënimeve të atyre viteve duke i renditur me kujdes.

Historia, nganjëherë, tregon se mund të gjenden ngjashmëri, për arsye se ka një lloj kthimi mbrapsht në prirjen që shkon në lidhje me çështjen se me kë do ta ndërtojë BE – ja zonën e tregtisë së lirë.

Të menduarit e kohës së pas krizës financiare dhe ekonomike, dukej se pasqyronte një traditë të vjetër një mijë vjeçare me vështrim drejt lindjes, më saktë, se sa fokusimi në lirimin e tregtisë përgjatë Atlantikut ku është bërë kohët e fundit.

Në vitin 1995, kishte një reklamë mbi tregun transatlantik dhe për këtë u ngrit Dialogu i Biznesit Transatlantik (TABD), i cili organizoi qindra konferenca dhe takime që synuan kapërcimin e barrierave të tarifave tregtare, ku theksi u vu mbi rëndësinë e shifrave përshtypjelënëse, që gjenerohen nga marrëdhëniet tregtare transatlantike ndërmjet SHBA dhe BE , të cilat edhe sot janë marrëdhëniet dypalëshe më të mëdha të tregtisë dhe investimit në botë, me një vlerë pothuajse një të tretën e tregtisë globale.

Ishte momenti kur BE – ja kishte fituar një treg të vetëm dhe Perëndimi, që ndiqte “End of History” të Fukuyama – s besoi se ai ishte shfaqur si ngadhnjimtar i historisë.

Ishte gjithashtu koha kur SHBA dhe Europa ishin të bindur se ato do të qendronin përjetësisht të bashkuar.

Atëhere, askush nuk e pati imagjinatën të parashikonte se kontinenti euroaziatik do të kërkonte gjithnjë e më shumë për bashkim përtej Perëndimit klasik.

Por, kohët ndryshuan dhe historia tregoi shenja të qarta të gravitetit gjeografik.

Madje, në vitet 1930 – të, Bashkimi Sovietik ishte i një interesi të veçantë ekonomik për çelikun gjerman, industrinë inxhinjerike dhe elektrike dhe qeveria gjermane vendosi të emetojë hua prej afërsisht 300 milion marka për partnerin e tij rus.

Përsëri, në fund të nëntorit 2010, kohë kur u pasqyrua vëzhgimi i vjetër i Monteskjesë se gjeografia, dukshëm, ka rëndësi për politikën, Kryeministri rus Vladimir Putin shprehu dëshirën e tij për të vendosur një zone tregtie të lirë me BE – në, që shtrihej “nga Lizbona në Vladivostok”.

Ky ishte flirti i dytë i drejpërdrejtë rus me Europën në një muaj, që ndjek Samitin e NATO – s në Lisbonë, ku rusët kishin një “karrige vëzhguesi” në tavolinën ku europianët (pas takimit në Deauville) po përpiqeshin të merrnin vesh shkallën me të cilën ata duhet t’i përgjigjeshin propozimeve të Medvedjevit mbi arkitekturën e re të sigurisë europiane dhe t’i jepnin asaj lustër europiano – ruse.

Rusia kishte dhe ka probleme të thella ekonomike (WikiLeaks e konfirmoi edhe njëherë këtë) dhe ishte dhe është duke kërkuar mundësi të modernizojë ekonominë dhe shoqërinë e saj.

Moska i ka ndjerë vështirësitë ndërmjet dy fuqive madhore që e qarkojnë atë (BE – ja dhe Kina) dhe, me këtë të fundit, tani që duket më sfiduese dhe më e fortë se sa më parë, pra më e rrezikshme për Rusinë, i qepet Perëndimit.

Në të njëjtën kohë, SHBA duket se po e zhvendos gjithnjë e më shumë vështrimin e saj afatgjatë në Pacifik.

Tregtia është gjithnjë e më shumë mbi “Eurasinë” dhe “Chimericën”.

Konsensusi politik transatlantik dhe retorika mbahen ende në Perëndim, por diçka themelore duket se po ndryshon nën sipërfaqe.

Asgjë nuk mund ta vërtetojë më mirë këtë se sa notat diplomatike të publikuara nga WikiLeaks atë kohë që, në mënyrë të keqe, tregonte se Europa po bëhet më pak e rëndësishme për Washingtonin.

Madje pasi kriza e euros nxiti zhvillimin e linjave të gabuara ndërmjet Gjermanisë dhe partnerëve të saj europianë.

Krisjet dhe plasaritjet e pllakave tektonike transatlantike ende po zgjerohen.

Të tregtosh në Lindje dhe të dashurosh Perëndimin do të ishte përvojë e vështirë për Gjermaninë, etj.

Në këtë kontekst: “A kërcënohet pozicioni i Amerikës në botë me rritjen e ekonomisë dhe shtrirjen e arritjeve politike të Kinës dhe Indisë?”.

Kjo është pyetja që kanë bërë dhe po bëjnë analistë të ndryshëm në mbarë botën me qëllim që të marrin një përgjigje të qartë në lidhje me të ardhmen e ekonomisë botërore pas krizës së fundit financiare dhe ekonomike globale.

Shumë prej tyre mendojnë se vërtetë Kina dhe India po ngrihen, por kjo nuk do të thotë se Amerika do të humbë kontrollin e çështjeve botërore me të cilat ajo tashmë është kaq e familjarizuar.

Amerika vuajti nga një rënie relative, por megjithëatë mbetet vendi i parë, në qoftë se mëson se si të përgatisë dhe ndërmjetësojë marrëdhëniet e vendeve të tjera në mënyrën më të mirë.

Ngritja e Kinës pa dyshim që po bëhet një nga dramat e mëdha të shekullit 21 – të; rritja ekonomike e jashtëzakonshme e Kinës dhe diplomacia e saj aktive, po e transformojnë Azinë Lindore.

Dekadat e ardhshme do të pritet të shohin rritje më të mëdha të fuqisë dhe influencës së Kinës.

Por, në mënyrë të saktë, se si do të luhet kjo dramë mbetet një çështje e hapur.

A do ta përmbysë Kina rendin ekzistues, apo do të bëhet pjesë e tij?

Dhe çfarë do të bëjnë SHBA për të ruajtur pozicionin kur Kina ngrihet?

Historiani skocez Niall Ferguson ka shkruajtur se shekulli i përgjakshëm i 20 – të dëshmoi “zbritjen e Perëndimit” dhe “një riorientim të botës” drejt Lindjes.

Realistët vazhdojnë të venë në dukje se ashtu sikundër Kina bëhet më e fuqishme dhe pozicioni i SHBA – ve erodohet, dy gjëra ka të ngjarë të ndodhin:

Kina do të përpiqet të përdorë influencën e saj të rritur për të rimodeluar rregullat dhe institucionet e sistemit ndërkombëtar (siç u vu re në G 20, FMN dhe Bankën Botërore) për t’i shërbyer më mirë interesave të saj dhe shtetet e tjera në sistem (veçanërisht, hegjemonia e rënë) do të fillojnë ta shohin Kinën si një kërcënim në rritje të sigurisë.

Rezultati i këtyre zhvillimeve, parashikojnë ata, do të jetë tensioni, mosbesimi dhe konflikti, tipare tipike të tranzicionit të pushtetit.

Në këtë pikëpamje drama e ngritjes së Kinës do të ketë tiparet e një Kine që ngrihet dhe SHBA – ve në rënie, mbyllur në një betejë epike mbi rregullat dhe lidershipin e sistemit ndërkombëtar.

Analistë të tjerë, ndër ata Fareed Zakaria, mendojnë se që nga koha e rënies së Bashkimit Sovietik, njerëzit kanë vërtetuar se bota hyri në një periudhë të re, e cila karakterizohet nga nivele më të ulta të sherrit politik ndërmjet fuqive të mëdha, tregjeve të lira, tregtisë së lirë dhe revolucionit të informacionit.

Natyrisht, me një fjalë të vetme: “globalizimi”.
Këto janë disa prej atyre çështjeve që do ndihmonin qeverinë shqiptare dhe diplomacinë e saj për t’u orientuar në “lëmshin” e interesave ekonomike të globalizimit, veçanërisht, Ministrin Arben Ahmetaj, i cili shumë vite më parë do të shkruante artikullin me titull: “Shqipëria, globale apo rajonale.”?

Përfundimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare me peshë, po na rendisin gjithnjë e më poshtë.

Rroftë këshilla e “marrëdhënieve publike” e Tony Blair: “Stress the positive site!”.

3.9 për qind rritje ekonomike, receta si të gatuash për mëngjes, dreke, darkë, mobilim shtëpie, vepra arti në kanalet televizive të klientëve të qeverive dhe … lista me borxhe për ata që diskutojnë bukën e përditëshme me thënien e Migjenit “Bukën e përditëshme, Falna O Zot!”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: