Home KRYESORE Kotzias ikën nga Tirana pa bërë komente, Bushati flet për dakordësi…

Kotzias ikën nga Tirana pa bërë komente, Bushati flet për dakordësi…

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias qendroi përreth 3 orë në Tiranë. Ai ka takuar ministrin shqiptar Ditmir Bushati dhe më pas është larguar drejt Vjenës. Dy ministrat nuk kanë preferuar të dalin para mediave për të komentuar se për çfarë kishin biseduar.

Sakaq zyra e shtypit e Bushatit përmes një njoftimi të shkurtër thotë se ministrat janë dakordësuar për hapat e mëtejshëm por pa dhënë detaje.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

Ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.

Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.

Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Share: