Home KRYESORE Kryemadhi, Arta Markut: Tregohu e kujdesshme nga përdorimi i disa segmenteve brenda...

Kryemadhi, Arta Markut: Tregohu e kujdesshme nga përdorimi i disa segmenteve brenda PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është vendosur në detyrë pa vetting, ndërsa sot po shkel ligjin.

Kryemadhi theksoi se Marku, nesër, do t’a ketë të vështirë t’i shpëtojë një shkeljeje të tillë.

Ajo bëri me dije se Kryeprokurorja është e përkohshme në këtë funksion dhe duhet të tregohet e kujdesshme në sjelljen e saj dhe në përdorimin nga segmente të caktuara të Partisë Socialiste.

“Për çdo shkelje ligji të Arta Markut nuk do të mbajë përgjegjësi Ermonela Felaj, Ulsi Manja apo Edi Rama. Nëse ajo do të bëjë vettingun në Prokurori le ta bëjë, por s’duhet të shkelë ligjin. Prokurorja e Përgjithshme është një grua e nderuar, shumë e mirë, por s’duhet të përdoret nga politika”,- u shpreh Kryemadhi në Report Tv.

Më tej, kryetarja e LSI-së theksoi se ashtu siç jemi vigjilent ndaj Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit dhe Fatmir Xhafajt, pikërisht në këtë formë jemi edhe vigjilent ndaj Arta Markut.

Sipas saj, LSI po vëzhgon dhe po mbledh informacion, por nuk ka një adresë se ku të dorëzohen. T’i çojmë në Prokurori dhe të mbyllen denoncimet sikundër ndodhi me Ilir Beqajn?- pyet Kryemadhi.

“Arta Marku duhet të jetë shumë e kujdesshme nga konfliktet mes Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, këtij të fundit dhe Arben Ahmetajt”, -tha ajo.

Kryetarja e LSI u shpreh se zgjedhja e Arta Markut, ishte anti-kushtetuese dhe gabimi i Kryeprokurores ishte që betimin e bëri në atë seancë ku tensionet ishin të larta.

Share: