Përktheu: Elona Caslli
Një mëngjes qershori, shumë shpejt
për t’u zgjuar dhe shumë vonë për të fjetur prapë.
Duhet të dal në gjelbërimin e mbushur plot me kujtime,
që më ndjekin me sy kudo.
Kujtimet nuk duken, shkrihen aq mirë
me sfondin si kameleonë të përsosur.
I kam aq pranë kujtimet, sa ua ndiej frymëmarrjen
edhe pse zhurma e zogjve më shurdhon.