Home KRYESORE Ky është “përbindëshi” i ri i Putinit, qe do jetë gati në...

Ky është “përbindëshi” i ri i Putinit, qe do jetë gati në maj

Është parashikuar për në muajin maj debutimi i makinës së re presidenciale të Vladimir Putinit.

Automjeti është i gatshëm të hyjë në garazhin e Kremlinit si limuzinë zyrtare e parë e presidentit rus.

Për momentin janë vetëm disa prototipe që janë fotografuar në fazën e testimit. Vërehet një karroceri që të kujton në pamje të parë një Bentley apo një Rolls Royce.

Por aspekti më i rëndësishëm është se pas shumë vitesh me makinën e blinduar gjermane “Mercedes Classe S”, personi më i fuqishëm në Rusi, do të udhëtojë me “Made in Russia”.

Automjeti është fryt i projektit “Kortezh” që parashikon krijimin e një platforme për automjetet në lartësi të lartë. /360grade.al 


360grade.al

Share: