2017-a ishte viti më i keq për fëmijët sirianë, me 910 prej tyre që janë vrarë në një konflikt që nuk po kursen askënd.
Sipas një raporti të UNICEF vrasjet mes të miturve u rritën me 50 përqind vitin e kaluar ndërsa numri i ushtareve fëmijëve është trefishuar që prej 2015-s.
Të dhënat hedhin poshtë pretendimet se lufta, e cila ka hyrë në vitin e 8 të saj, po e humbet vrullin.
Ata më të rrezikuarit përballen me kërcënimin në rritje për t’u gjymtuar rëndë nga luftimet, ose për të pësuar dëme të pakthyeshme psikologjike nga abuzime të tilla si, puna apo martesat e detyruara, mungesa e ushqimeve dhe aksesi minimal ndaj shëndetësisë apo edukimit.
“Këto lënë shenja të thella tek fëmijët, shenja që nuk do të fshihen kurrë”, komentoi Geert Cappelaere, drejtor i UNICEF për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Më shumë se 13 milionë njerëz brenda Sirisë kanë nevojë për mbështetje humanitare e më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë.
Nga 6.1 milionë e personave të shpërngulur brenda vendit, po ashtu gjysma janë të mitur. Sipas të dhënave të vitit të fundit një mesatare prej 6550 personash janë shpërngulur çdo ditë në Siri. Gjatë muajve të parë të 2018-s ka pasur përshkallëzim të ndjeshëm të dhunës në Idlib, Guten lindore dhe ne Afrin./360grade.al