Përktheu Elona Caslli
I lodhur nga gjithçka që vjen nga fjalët,
nga fjalët dhe jo nga gjuha,
shkova në ishullin e mbuluar me borë.
Natyra e egër nuk ka fjalë.
Faqet e saj të pashkruara shtrihen në çdo drejtim.
Ndeshem me gjurmët e një drenushe.