Home KRYESORE Media greke: Cipras do ti festojë Pashkët këtë vit në Shqipëri

Media greke: Cipras do ti festojë Pashkët këtë vit në Shqipëri

Mediat greke kanë zbuluar detaje lidhur me vizitën e paralajmëruar kohë më parë të kryeministrit Aleksis Tsipras. “To Vima” në një shkrim të gjatë, ku evidenton problemet e shumta të koalicionit qeveriatar lidhur me marrëveshjen për detin me Shqipërinë dhe çështjen e emrit me Shkupin, nënvizon se Tsipras do të kalojë pashkët në qytetin e Korçës. Kryeministri grek do të vizitojë Shqipërinë nga data 6 deri në 8 Prill.

“Takimi i dy krerëve të qeverive është në kontekstin e kontakteve të vazhdueshme të palës greke me vendet fqinje, duke pretenduar një rol dominues në Ballkan si vendi më i fuqishëm i BE-së në rajon”, shkruan gazeta e njohur “To Vima”.

“Ne duhet ta justifikojmë rolin e Greqisë si një forcë udhëheqëse në Ballkan, por gjithashtu si një shtyllë stabiliteti në rajonin më të gjerë”, tha Alexis Tsipras disa javë më parë.

Gjithashtu raportimi i mediave greke përforcohet dhe më shumë nga biseda mes kryeministrit grek dhe kryetarit të partisë “To Potami”, Stavros Teodorakis. Ky i fundit bëri me dije se Tsipras është shprehur se marrëveshja eventuale me Shqipërinë sa i përket detit do të mund t’i paraqitet Parlamentit grek brenda muajit Prill.

Ndërkohë, kjo do të jetë hera e parë që Aleksis Tsipras do të vizitojë Shqipërinë si kryeministër i Greqisë. Raportimet për këtë vizitë, erdhën pasi Presidenti Ilir Meta i dha plotfuqinë ministrit të Jashtëm, Dimtir Bushati, për të negociuar për çështjen e detit me Athinën./opinion.al

Share: