Home KRYESORE Mimoza Hafizi tregon qe është për dialog edhe me Fe, jo me...

Mimoza Hafizi tregon qe është për dialog edhe me Fe, jo me ne politike.

Nga Mimoza Hafizi

Foto nga takimi emocionues që patëm me Papa Françeskun gjatë Audiencës në Piazza San Pietro kushtuar Pashkëve që po afrohen. Jemi një grup studiuesish nga e gjithë bota, të mbledhur për të diskutuar rreth eksplorimit dhe zhvillimit të mundësive që jep qielli, hapësira në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm të planetit tonë me njerëzit dhe gjithçka ai mban mbi të.

Ky seminar është organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Selia e Shenjtë, përmes observatorit të saj La Specola, pranë Castel Gandolfo, 25 km nga Roma.

La Specola është observator me histori të gjatë, që nis nga viti 1578, me qëllim të parë reformën e kalendarit. Pikërisht aty u studiua dhe u vendos kalendari gregorian, në vitin 1582, kalendari zyrtar që përdor sot gjithë njerëzimi. Ky kalendar bën përputhjen më të mirë mes gjatësisë së ditës dhe gjatësisë së vitit.

La Specola ka aktivitet të njohur shkencor kryesisht në planetologji, astronomi yjore, galaksi dhe kozmologji.

Qielli sot është kthyer në burim thelbësor zhvillimi të njerëzimit dhe sytë drejt tij janë sot më shumë se më parë dhe do drejtohen shumë më tepër në dekadat e ardhshme. Go on, vazhdoni, na tha Papa Françesku gjatë kësaj bisede disaminutëshe, ndërsa mijera njerëz ishin mbledhur në sheshin e Piazza San Pietro.

Share: