Home KRYESORE Monika Kryemadhi: Negociatat më të rëndësishme se protestat

Monika Kryemadhi: Negociatat më të rëndësishme se protestat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se çelja e negociatave është më e rëndësishme për shqiptarët, dhe jo për klasën politike. Ajo tha se opozita po tregohet e matur për këtë qëllim.

Opozita dhe LSI-së në veçanti tha ajo, i kanë krijuar kushtet komode qeverisë për të vazhduar me negociatat.

“Pas protestës së 27 janarit shumë kërkesa na vijnë nga qytetarët për të vazhduar protestat, por po tregohemi të matur. Po i japim kohën kësaj qeverie që të shohim vetëm drejt negociatave. E theksoj është e rëndësishme se hapja e negociatave nuk i shërben klasës politike, por shqiptarëve. Ndërkohë Qeveria nuk po tregohet aspak serioze”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ftoi qeverinë që të bashkëpunojë ashtu siç bëri me ligjin e Vettngut në Polici, për të luftuar varfërinë dhe për të nxjerrë 200 mijë familje nga varfëria ekstreme.

“Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike. Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato. Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”- tha ajo.

Share: