Home KRYESORE Mos u dorëzo … nga Mario Benedetti

Mos u dorëzo … nga Mario Benedetti

Përktheu: Elona Caslli

Mos u dorëzo, të lutem.
Mos u tërhiq,
edhe kur i ftohti të të përvëlojë
edhe kur frika të të kafshojë
edhe kur dielli të fshihet
edhe kur era të heshtë.
Ka ende zjarr në shpirtin tënd,
ka ende jetë në ëndrrat e tua.
Sepse
është jeta jote,
është dëshira jote.
Sepse çdo ditë
është një fillim i ri.
Sepse ky është çasti i duhur.
Sepse nuk je vetëm.
Sepse unë të dua.

Share: