Home KRYESORE Motoçiklistët e Putinit planifikojnë të vijnë në Kosovë

Motoçiklistët e Putinit planifikojnë të vijnë në Kosovë

Anëtarët e një klubi motoçiklistësh rusë, të njohur për afërsinë e tyre me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kanë bërë të ditur se po planifikojnë të vizitojnë Kosovën, në kuadër të një turneu të tyre nëpër Ballkan, raporton Associated Press.

Motoçiklistët nga “Ujqërit e Natës” kanë përfunduar të martën një vizitë në Serbi dhe në një mini-shtet serb në Bosnjë, që ata kanë thënë se ishte i menduar për të promovuar rrënjët e përbashkëta sllave të Rusisë dhe Serbisë.

Vizita ka përkuar me përpjekjet gjithnjë e më të theksuara ruse për të ushtruar ndikim në Ballkan, veçanërisht në Serbi – dhe me një rritje të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, shtetësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.

“Ujqërit e Natës” janë futur në një listë të zezë nga Perëndimi, për shkak se kanë mbështetur politikat e Putinit në Ukrainë.

Shumë serbë e konsiderojnë Kosovën vatër të kombit. Serbia ka lidhje të afërta me Moskën, ndonëse formalisht kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian./Express

Share: