Nga Artan Fuga
Le ta hamë ballokumen!
Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që i zgjedhin noterët dhe dhaskalët.
Kemi diploma që nuk i njeh njeri përtej kufirit.
Kemi edhe profesorë pa diploma fare ose politikanë që kanë marrë diploma por nuk kanë pasur asnjë shok klase.
Kemi pa fund dyqane që shesin pula, kremviça dhe gjalpë në cdo cep rruge. Pa klientë!
Një palë këpucë kushtojnë sa ndihma sociale e familjes së Ben Bozhurit, shokut tim.
Kemi deputetë që i caktojnë kryetarët e partive.
Madje edhe kuvendi në shumicën që vendos drejtohet nga kryetar partie. Shtet politik.
Pa teatër, opera, filma shqiptarë, kultura na ka lënë shëndenë.
As trena dhe as anije peshkimi.
Muzetë copë copë.
Kemi miliona turistë nordikë vetëm për të parë bunkerin te ish kafe-bar Sahati.
Sahati 12 neve!
Kemi media që ndalon gazetarinë.
Kemi edhe analista.
Studentë që mësojnë gjermanisht! Pse xhanëm?
Kanabis dhe kokainë, pa ditur nga vjen dhe ku vete.
Kemi lumenj asnjeri nuk lundrohet.
Dallandyshet na kanë lënë.
Por le t’i hamë të gjitha këto me ballokumen.
Na baft mir’ ballakumja!
.