Home KRYESORE Një koiçidencë e pabesueshme mes vdekjes së Hawking dhe Albert Einstein

Një koiçidencë e pabesueshme mes vdekjes së Hawking dhe Albert Einstein

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare fizikanit i njohur Stephen Hawking. Ai ndërroi jetë në orët e para të këtij mëngjesi në shtëpinë e tij në Kembrixh.

Hawking do mbahet mend si shkencëtari më i madh i kohës i cili hodhi teorinë gravitacionale, shpjegoi origjinën e universit dhe se vrima zeza lëshon rrezatim.

Gjithashtu Stephan ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanike kuantike./intv.al/

Fizikanti i njohur britanik la pas një pasuri të tërë me libra të cilat do përdoren për breza me radhë.

Prof Hawking u diagnostikua në moshën 22 vjeçare me një sëmundje të rrallë të trurit e cila e la të paralizuar dhe të fliste nëpërmjet një sintetizuesi zëri.

Për një tjetër gjë për të cilën Stephen Hawking dhe bashkëshortja e tij Jane nuk do të harrohen lehtë është dhe histori e tyre e dashurisë, që pavarësisht sëmundjes dhe sfidave, ata nuk hoqën dorë nga njëri tjetri.

Jeta e Profesor Hawking u portretizua dhe në filmin Theori of Everything film i cili fitoi dhe çmimin Oscar, shkruan intv.al

Megjithatë ndarja nga jeta e fizikanin përkon me të njëjtën ditë me të cilën lindi shkencëtari më të madh të të gjitha kohërave Albert Einstein, ka mjaftuar kaq që mediat të hedhin pikëpyetje “Rastësi? Stephen Hawking, gjeniu që vdiq ditën e lindjes së Albert Einstein”

Share: