Home KRYESORE Nje opinion ne lidhje me nenin 49 te LIgjit Nr. 108/2014 PËR...

Nje opinion ne lidhje me nenin 49 te LIgjit Nr. 108/2014 PËR POLICINË E SHTETIT

Nga Ervis Zholi, Jurist

Neni 49

Rikthimi në Polici

1. Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.

2. Personi, që trajtohet me pension të para- kohshëm suplementar ose pension të shërbimit, pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1, të këtij neni, nuk rikthehet në polici.

3. Procedurat për rikthim në polici përcaktohen në Rregulloren e Policisë.

Sic shihet ky eshte nje nen i cili u privon rikthimin ne strukturat e Policise se Shtetit jo vetem punonjesve te larguar nepermjet “reformave” por edhe atyre qe jane larguar perkohesisht me kerkesen e tyre per arsye te ndryshme (sic mund te jene ato familjare, shendetesore, arsimore etj).

Eshte absurde qe me kalimin e periudhes 2-vjecare jashte strukturave ketyre Oficereve tu privohet e drejta per te vazhduar punen ,karrierren e per te dhene kontibutin e tyre ne Policine e Shtetit….

Absurde eshte fakti qe nepermjet kesaj dispozite ky privim ligjerohet….!!

Per mendimin tim te pakten ky nen i ketij ligji eshte privim i te drejtes per te ushtruar profesionin e si rrjedhoje eshte antikushtetues…!

Kriteret per mos rifillimin e punes ne Polici duhet te jene kur kemi te bejme me shkeljet ligjore te parashikuara konkretisht (per vep.penale apo shkelje te tjera), per shkak kur punonjesi behet i pa afte , kur vendos me vullnetin e tij apo ndoshta edhe ne nje moshe te caktuar e cila mund te jete ajo afer moshes se pensionit te pleqerise…!

Duke pare se reformat e herepashereshme ne Policine Shqiptare kane patur karakter politik duke konsistuar ne heqjen e largimin e disa punonjesve e duke i zevendesuar me te tjere vetem mbi baza partiake apo interesash te tjera jo ligjore , ben te dyshohet se me ane te kesaj dispozite tu “mbyllet dera” shume punonjsve te larguar nga Policia padrejtesish…?!

Koha eshte (megjithse vone…!!) per te ngritur nje structure Policore Profesionale, te ndershme, te perkushtuar e te bashkuar e cila te luftoje krimin pa kompromis, ne menyre permanente e pa ngjyrime…!

Kjo gje lehtesisht mund te arrihet kur Policine e Shtetit ta administrojne Profesionistet e ndershem e te perkushtuar e kur Politika mos te kete me nderhyrje apo akses ne punet e Policise…!

Share: