Një ditë, një mësues shkroi në dërrasë disa ekuacione. Kur ai mbaroi, pa studentët të cilët ishin të gjithë duke qeshur me të, pasi ekuacioni i parë ishte shkruar gabim. Pas kësaj mësuesi tha:
“E shkrova të parin gabim qëllimisht, sepse doja që ju të mësoni diçka të rëndësishme. Kjo është për ju, të dini se si bota atje jashtë do t’ju trajtojë.
Ju mund të shihni se unë shkrova saktë 9 herë. Por askush nuk më vlerësoi mua për këtë. Ju qeshët dhe më kritikuat për shkak të një gabimi të vetëm që unë bëra. Kështu… Ky është mësimi për sot…
Bota nuk do të vleresojë të mirën që ti e bën një milion herë. Do të kritikojë të vetmin gabim që bën…. Por mos u dekurajo…
GJITHMONË NGRIHU SIPËR TË QESHURAVE DHE KRITIKAVE. QËNDRO I FORTË!