Sulejman Starova është i ftuar në emisionin Procesi Sportiv, ku është diskutuar nëse Luçiano Moxhi është larguar apo jo nga Partizani. Sulejman Starova ka zbuluar se Luçiano Moggi është larguar nga Partizani. Ish-trajneri i kuq tregoi se italiani e kishte marrë në telefon pas dy ditësh pas largimit nga drejtimi i skuadrës.
“Ai më mori në telefon dhe më tha që Olsi Rama nuk ka ditur asgjë për ty. Nuk është se kishte ndonjë simpati, por nuk është se e dinte për shkarkimin tënd. Kështu si kanë shkuar punët, as unë s’do të vij më. Po flas me miqtë e mi në Tiranë dhe nuk besoj të kthehem më”, u shpreh Starova.
360grade.al