Home KRYESORE Paloka ka një shpjegim pse PD nuk po e mbron Kryebashkiakun e...

Paloka ka një shpjegim pse PD nuk po e mbron Kryebashkiakun e arrestuar të Lezhës

Kryetari demokrat i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj u arrestua në zyrën e tij të premten e 16 Marsit. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe prokuroria po e heton bashke me 22 persona të tjere për tjetersimin e pronave në bregdet. Po pertej aspektit te drejtesise, ka edhe nje debat ne rrafsh politik që shpërtheu dje pas vizitë së Bashës në Lezhë. Lideri demokrat nuk i doli në krah Fran Frrokaj dhe tha se drejtësia të bëjë punën e saj jashtë ndikimit politik. Të shumtë janë ata që janë rreshtuar kundër PD ndaj përmes Edi Palokës, PD dha sot një shpjegim më të gjatë se pse po qendron “ftohte” për çështjen ku dyshohet se është përfshirë kryebashkiaku i tyre.

Ai e nis me shprehjen se “ne nuk jemi njësoj me ata (PS)” dhe ndaj PD po tregohet e kujdeshme per të mos u paragjykuar si penguese e drejtësisë. Por në fund, Paloka i shton tonet duke deklaruar: “Ti bëjnë mirë llogaritë para se të na fusin ne nje lufte për ekzistence…”

Më poshtë statusi në facebook i n/kryetarit të Kuvendit, njëherësh edhe i PD, Edi Paloka

E di që Ramballa mezi pret te kapet diku per te vene shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes ne qendrimin ndaj drejtesise. Eshte gati te thote se edhe PD po mbron Fran Frrokajn sic beri ai me Tahirin. Pra jemi njesoj.

Ne te kundert , shpreson qe te kompleksuar nga ky fakt ne do te mbyllim gojen edhe kur shohim padrejtesite te behen hapur.

Ne as nuk i bejme presion e as nuk kerkojme qe drejtesia te mos bej detyren e saj sic ka bere rendom deri me sot Rama ne shume raste te provuara. Por nuk mund te mbyllim as syte e as gojen kur shohim se drejtesia, tanime e kapur plotesisht nga Rama, vepron qartazi me standarte krejtesisht te kunderta. Edhe sikur per nje moment te supozonim se akuzat qendrojne, mjafton fakti qe disa prej kryebashkiakeve te majte, te akuzuar pikerisht me te njejtat akuza si Fran Frrokaj, jane sot ose ne ndjekje te lire ose te cliruar fare nga akuzat, per te dalluar dy standartet me te cilat vepron Rama kryeprokuror.

Nuk po shkoj me larg tek ministrat dhe kryebashkiaket , njerez te afert te Rames per te cilet ka prova e fakte tronditese qe i lidhin keta jo thjesht me shperdorim detyre, por me krime nga me te rendat, e qe jane prej kohesh ne dispozicion te prokurorise. Ne kemi denoncuar qe ne tentativat e para, faktin qe Rama kerkon te kap drejtesine per dy arsye; te shpetoj veten dhe kriminelet rreth tij si dhe ta perdor ate si mjet represioni ndaj opozites.

Sot te dyja keto teza po provohen.

Nuk ka budalla ne kete vend qe te mos kuptoj se cfare po ndodh kur sheh se pas 5 vitesh qe vendi qeveriset nga krimi dhe korrupsioni, te vetmit zyrtare qe jane cuar pas hekurave, jane nga opozita . Nderkohe e kunderta ka ndodhur me miqte “rilindas” te Rames te cilet edhe kur jane gozhduar nga faktet dhe provat flagrante per krime te renda, jane lene te lire duke filluar nga kriminelet ordinere e deri tek ministrat si rasti Tahiri.

Ja pse ne, drejtesine nuk e pengojme, po ta harrojne ramballet se do te mbyllim gojen e ulim koken duke lejuar qe drejtesia e kapur te perdoret si arma e fundit per eliminimin e opozites. Ti bejne mire llogarite para se te na fusin ne nje lufte per ekzistence…

/Opinion.al

Share: