Përktheu Elona Caslli
Pse udhëtoje?
Sepse shtëpia ishte e ftohtë.
Pse udhëtoje?
Sepse këtë gjë kam bërë gjithmonë që nga lindja e diellit deri në perëndim
Çfarë vishje?
Vishja një kostum blu, një këmishë të bardhë dhe çorape të verdha.
Çfarë vishje?
Asgjë nuk vishja. Një shall me dhimbje më mbante ngrohtë.
Me kë flije?
Flija me gra të ndryshme çdo mbrëmje.
Me kë flije?
Flija vetëm. Kam fjetur gjithmonë vetëm.
Pse më gënjeve?
Mendova se të thashë të vërtetën.
Pse më gënjeve?
Sepse e vërteta të gënjen si asgjë tjetër dhe unë e dua të vërtetën.
Pse po largohesh?
Nuk e di. Kurrë nuk e kam ditur.
Sa kohë duhet të të pres?
Mos më prit. Jam i lodhur dhe dua të shtrihem.
Je i lodhur dhe do të shtrihesh?
Po, jam i lodhur dhe dua të shtrihem.